Sergio Ramos ka treguar formë të lartë për Spanjën në ndeshjen miqësore ndaj Rusisë, ku ka shënuar dy herë.

Pas ndeshjes ai është pyetur edhe për të ardhmen e Cristiano Ronaldos te Real Madridi.

“Cristiano largohet? Pyesni atë, nuk di asgjë për këso gjërash”.

Ramos te Spanja e ka goditur edhe penalltinë e fituar ndaj Rusisë në barazimin 3-3.

“Personalisht jam shumë i lumtur dhe golat e mi ia dedikoj djalit tim të vogël”.

“Do të doja që këtë ndeshje ta mbyllnim me fitore, pasi kemi lojtarë në formë të lartë në vitin 2017”.

“Kjo ka bërë që edhe të kualifikohemi për në Kupën e Botës”, ka thënë Ramos.

Ramos në ditët e fundit ka kundërshtuar shumë deklarata të Ronaldos.