ërpara disa ditësh emisioni investigativ italian “Le Iene” transmetoi një reportazh nga Bulqiza ku trajtohej problemi i fëmijëve që punon gjithë ditën në stoqet e mineralit të kromit për të fituar 100-200 lekë në ditë.

Fëmijët dëshmonin me zë dhe figurë se kjo ishte një mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre të varfra dhe gazetarja Alice Martineli i shoqëroi ata përgjatë një dite pune me mineralet. Pamjet ishin shokuese dhe u bënë virale duke sensibilizuar por edhe zemëruar gjithë shoqërinë.