Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar pas lëshimit të raketës nga Koreja e Veriut.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se kjo “është një situatë që do të trajtohet dhe për të cilën do të kujdesemi”
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike, të parën që nga mesi i shtatorit, duke u ulur në ujërat territoriale të Japonisë.
Ndërkohë, Tokio zyrtar ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të OKB’së.