Nga 1 janari Qeveria planifikon ta rris akcizën e naftës për tre denarë.

Me rritjen e akcizës dhe TVSH-së çmimi i diselit do të jetë më i lartë për 3,5 denarë. Këtë e kumtoi ministri i Financave Dragan Tevdovski në debatin e sotëm publik në të cilin prezantohet Propozimi buxheti për vitin 2018.

Shkak për rritjen e akcizës, siç tha Tevdovski, janë rekomandimet e BE-së për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe uljen e ndotjes.

Sipas ministrit të Financave Dragan Tevdovski, edhe me këtë rritje çmimi i naftës në Maqedoni do të jetë më i ulët në krahasim me rajonin.

Efekti i pritur nga rritja e akcizës në Buxhet për vitin 2018 të cilin sot e prezantoi Ministra e Financave do të arrij 1,6 miliardë denarë, ndërsa nga TVSH-ja 350 milionë denarë dhe me këtë do të ketë të ardhura shtesë për Ndërmarrjen Publike për rrugët shtetërore.