Daniele De Rossi ka kërkuar falje për shuplakën që i ka dhënë sulmuesit Lapadula, e cila i kushtoi me barazim Romës në ndeshjen ndaj Genoas.

Mesfushori italian, Daniele de Rossi godite me shuplakë në fytyrë Lapadulan, duke shkaktuar penallti për Genoan dhe duke bërë që ai të përjashtohej me karton të kuq.

Në përfundim të ndeshjes, italiani ka kërkuar ndjesë, “gabova”, duke i cilësuar pamjet si jo të këndshme.