Kryeministri i shkarkuar rajonal katalanas Karles Puxhdemon, i cili gjendet në Belgjikë, hapi faqe të re në internet në të cilin prezantohet si “presidenti i Katalonjës në egzil”.

Faqja e internetit “president exil.eu” është hapur pasi Qeveria spanjolle e mbylli faqen e deritanishme të internetit të Qeverisë katalanase, paralelisht me shkarkimin e tij, shpërbërjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Puxhdemon paralajmëroi se për pavarësinë e Katlalonjës do të vazhdojë të luftojë nga Belgjika, ku dje mbajti konferencë për shtyp. Për sot pritet t’ju drejtohet gazetarëve në rajonin belg Flandria, në të cilin gjithashtu janë aktivë lëvizjet separatiste.

Puxhdemon dhe pjesa e madhe e autoriteteve rajonale katalanase përballen me akuzat për kryengritje dhe aktivitete antishtetërore, të cilat i parashtroi prokuroria publike spanjolle.