Presidenti rus Vladimir Putin sot u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që ta ndjekin shembullin e Rusisë dhe t’i shkatërrojnë rezervat e tyre të armëve kimike.

“U bëjmë thirrje vendeve që kanë armë kimike ta ndjekim shembullin tonë dhe të bëjnë përpjekje t’i heqin rezervat e tyre të mbetura, ndërsa vendet që janë jashtë kornizës ndërkombëtare dhe juridike t’i bashkangjiten menjëherë konventës”, tha Putin.

Presidenti rus i përshëndeti delegatët e mbledhjes së 22-të të Konferencës së shteteve pjesëmarrëse të Organizatës për ndalesë të armëve kimike, përmes një kumtese të publikuar sot në faqen e Kremlinit.

Putin tha se seria e fundit e armëve kimike ruse është shkatërruar më 27 shtator, duke e quajtur këtë “hap të rëndësishëm drejt botës më përgjegjëse dhe më stabile”.