Presidenti rus Vladimir Putin sot arriti për vizitë në Teheran, ku do të realizojë takime me liderët e Iranit dhe Azerbajxhanit.

Tema kryesore në bisedat duhet të jenë zhvillimi i infrastrukturës në rajonin e Detit Kaspik, si dhe çështjet e sigurisë në rajonin me trazira.

Putin do të takohet me presidentin iranian Hasan Rohani dhe udhëheqësin suprem ajatollahun Ali Hamnei.