Argjentina ka pranuar ndihmën e Rusisë në kërkimet për një nëndetëse ushtarake që u zhduk me 44 persona në bord, në Atlantikun një javë më parë.

Presidenti Mauricio Macri tha se udhëheqësi rus Vladimir Putin e kishte telefonuar atë për të ofruar ndihmë, duke dërguar  një anije dhe një ekuipazh të anketuar me përvojë në operacione të ngjashme.

NASA dhe dhjetëra shtete, përfshirë edhe SHBA-në, po marrin pjesë në këtë kërkim.

Nëndetësja “San Juan” u zhduk pasi raportoi një defekt elektrik. Ajo pati kontaktin e fundit me oficerët detarë të mërkurën e kaluar.

Një zëdhënës i marinës, kapiten Enrique Balbi, tha se kërkimi tani kishte hyrë “një fazë kritike”, mes frikës se furnizimet me oksigjen mund të jenë duke u ulur.

Më vonë ai u tha gazetarëve argjentinas se marina po hetonte raporte për një zhurmë të të zbuluar në zonë disa orë pasi “San Juan” u zhduk.

Ai e përshkroi atë si një sinjal të rëndësishëm dhe refuzoi të konfirmonte nëse kishte pasur një shpërthim.

Të afërmit e disa prej anëtarëve të ekuipazhit ishin në bazën e pritjes së flotës argjentinase ku po presin në ankth për lajme mbi fatin e  njerëzve të tyre të dashur.

“Ne po i lutemi Zotit dhe i kërkojm të gjithë argjentinasve të na ndihmojnë të lutemi që ata të mund të gjenden shëndoshë  e mirë”, tha Claudio Rodriguez, vëllai i një prej anëtarëve/SYRI.net/