Pas pushimit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve lokale, deputetët e Maqedonisë sot e vazhduan debaton rreth propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Qëndrimet e deputetëve nga partitë në pushtet dhe partitë opozitare edhe në vazhdimin e sotëm, si edhe në ato paraprake, janë të kundërta diametralisht.

Shumica parlamentare, pohon se ligji do të kontribuojë për rritjen e bashkëjetesës në shtet, se nuk e prish karakterin unitar të shtetit dhe është në pajtim me Kushtetutën, ndërsa për atë se kanë të drejtë, sipas tyre, flet edhe rezultati i zgjedhjeve lokale të cilëve qytetarët ua kanë dhënë besimin për politikat që i zbatojnë.

Opozita në Kuvend, edhe më tej mbetet në qëndrimin se ligji është jo kushtetues, dhe se me të po shkelet procedura dhe se zbatimi i tij do të sjellë dygjuhësi në tërë shtetin, ndërsa diskriminohen edhe komunitetet më të vogla etnike.

Deputeti Panço Minov, tha se është për vendosjen e gjuhës shqipe si zyrtare, por, siç potencoi, vetëm në kuadër të Kushtetutës, e jo të vendoste dygjuhësia edhe atje ku nuk jetojnë shqiptarë. Gjithashtu, kundërshtoi edhe për udhëheqjen e seancave në Kuvend në gjuhën shqipe. Kështu, sipas tij, do t’u nevojitet përkthim dhe do të shndërrohen në deputetë kufje.

Për këtë replikoi deputeti Xhevad Ademi nga BDI, i cili e porositi që të mos shndërrohet  në “deputet kufje”, duhet ta mësojë gjuhën shqipe.

Deputetja Ane Lashkovska nga VMRO-DPMNE tha se nuk do të tentojë me fjalët e veta ta sqarojë dëmin e ligjit të propozuar, por do t’i lexojë dispozitat që të munden qytetarët burimisht të dëgjojnë çfarë duan të bëjë ky pushtet.

Lashkovkës i replikoi kolegia e saj nga LSDM Zhaklina Llazarovska dhe tha se qytetarët kanë treguar se cilat politika dhe cilin qëndrim lidhur me këtë çështje e mbështesin.

Nikica Korubin nga LSDM konsideron se ligji është kushtetues dhe në këtë rast theksoi se amendamenti 5 i Kushtetutës, në të cilin, siç tha, bazohet ligji për përdorimin e gjuhëve.

Ky është vazhdimi i shtatë i debatit për ligjin për gjuhët, por pas vazhdimit të gjashtë të seancës së 15-të të cilat u mbajtën para zgjedhjeve.

Me ligjin parashikohet në të gjitha organet e pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore,  ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucione të tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.