Lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont, jep një tjetër zgjidhje për fatin e pavarësisë nga Spanja.

Në një intervistë për të përditshmen belge “Le Soir”, Puigdemont ka thënë se është në favor për marrëveshje me Qeverinë e Spanjës. Ai ka shtuar se çështja mund të zgjidhet vetëm nëse ulen në tryezën e bisedimeve.

“Marrëveshja është gjithmonë e mundur. U bënë 30 vjet që punoj për të siguruar një tjetër lloj marrëdhënieje mes Katalonisë dhe Spanjës. Kemi punuar shumë, por ardhja në pushtet e Aznar ndaloi procesin. Të verifikojë nëse ka pasur abuzime të të drejtave. Duket qartë që qeveria spanjolle nuk ka respektuar kartën e të drejtave themelore”, ka deklaruar Puigdemont.