Noizy është gjendur në një situatë aspak të zakontë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka hasur në një grup të rinjsh të cilët e fyejnë dhe e fishkëllejnë pas koncertit në shtetin amerikan.

Merret se artisti shqiptar është sulmuar verbalist nga grupi rival CFE, gjatë një koncerti që ka pasur në Queens të New Yorkut.

Kjo video tregon rep artistin “Don Phenom” bashkë me anëtarët e grupit duke e sulmuar Noizyn, shkruan Bllok News.

Në video shihet Noizy i rrethuar nga sigurimi i klubit ku do të mbante koncertin, si dhe përcillet prej forcave policore njujorkeze “NYPD”.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vazhdim.

https://www.youtube.com/watch?v=r-s8L-RVx8Q&feature=youtu.be