Prokuroria Publike e Shkupit  dha urdhër për hetim kundër nëntë personave të dyshuar të cilët në vitin 2014 kanë vepruar në mënyrë të paligjshme gjatë marrjes së vendimeve në procedura për kërkesat e parashtruara për përcaktimin e statusit juridik të ndërtimeve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, me ç’farë kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 4.100.090 denarësh.

“Duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, prokurori publik kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake ka paraqitur  Propozim për përcaktimin e masave të sigurisë për gjashtë të dyshuarit. Si masa për sigurim janë propozuar: ndalesë për lëshim të vendbanimit, detyrim të paraqiten në gjykatë dhe marrjen e pasaportave”, thonë nga PTHP Shkup.