Prokuroria Speciale Publike pret që Goran Grujevski dhe gjashtë të akuzuarit e tjerë në rastin “Fortesa 2” të marrin aktvendim.

“Kemi dëshmi të fuqishme materiale dhe verbale. Të gjitha dëshmitë janë në shtojcë të teorisë së akuzës, kështu që jemi të sigurt se të akuzuarit do të marrin aktvendim”, tha prokuroja e PSP-së Lençe Ristoska pas debatit të sotëm kryesor për këtë lëndë.

Fjalët përfundimtare për “Fortesa 2” pritet të jepen të hënën, pas çka Gjykata duhet të marrë vendim përfundimtar.

Në debatin e sotëm kryesor për rastin “Fortesa 2” gjykatësja Lidija Petrovska e hodhi poshtë kërkesën e Lupço Shvërgovskit, avokat i Grujoevskit, që të shtyhet gjykimi në kohë të pacaktuar, derisa nuk përfundon ekstradimi i tij nga Greqia në Maqedoni.

Duke iu referuar Ligjit për procedurën penale, Shvërgovski theksoi se derisa gjykohet në mungesë, do t’i shkelet e drejta e mbrojtjes.

Siç njofton MIA, prokurorët e PSP-së, Trajçe Pelinov dhe Lençe Ristevska, i hodhën poshtë argumentet e tilla si të pabaza sepse, sipas tyre, gjykimi në mungesë të Grujevskit nuk ia shkurton të drejtën të kërkojë përsëritje të procedurës.

Gjykimi vazhdoi me dyer të mbyllura sepse kryhen dëshmi të deklasifikuara vetëm për procedurën gjyqësore.

I akuzuari i parë Grujevski është në paraburgim ekstradues në Greqi ku së bashku me ish-kolegun e tij nga DSK-ja Nikolla Boshkovski u arrestuan në aeroportin në Selanik me pasaporta të rreme.

Lënda “Fortesa 2” ka të bëjë me shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimet e paligjshme. Akuzohen ish-shefi i DSK-së Goran Grujevski dhe edhe gjashtë të punësuar në DSK. Në këtë rast Nikolla Boshkovski duhet të jetë dëshmitar.