Një nga modelet më të famshme në botë dhe aktori i famshëm hollivudian për më shumë se dy dekada nuk janë së bashku, por historia e dashurisë ndërmjet Cindy Crawford dhe Richard Gere tashmë është harruar disi.

Ata u martuan në vitin 1991, por vetëm katër vjet më vonë, dashuria e tyre mori fund. Shumë vetë shprehën keqardhje për ndarjen e tyre.

Cindy sot pranon se diferenca e moshës mes tyre, megjithatë, ishte shumë e madhe. Në ditën e dasmës së tyre ajo kishte 25-vjeç dhe Richard 42-vjeç.

“Gratë në të njëzetat e tyre sa fillojnë të kuptojnë se kush janë dhe për çfarë janë. Më vonë fillojnë të ndjejnë forcën dhe se çfarë mund të bëjnë me të”, shpjegon Cindy.

Manekinia kishte njohur yllin e filmit “Pretty Woman” kur ishte vetëm 21-vjeç dhe shumë shpejt pas takimit të parë nisën lidhjen.

Lidhje me Richard e bëri edhe më të famshme dhe në fakt ishte aktori që e mësoi se si merret me famën dhe fansat. Dallimi në moshë, megjithatë, dërgoi martesën e tyre drejt dështimit.

Por, Cindy nuk ndien keqardhje. E martuar me biznesmenin Randy Gerber, ajo ka fëmijët Presley dhe Kaia, e cila ndjek hapat e nënës në pistën e modës.