Të shikosh Sheshin Skenderbeu të veshur kuq e zi të krijon ndjesinë e krenarisë pasi Shkupi ynë frymon shqip, feston rreth flamurit kombëtar dhe gjurmët e kujtesës historike i ka të shtrira kudo.

Me këngët dhe vallet e bukura të prezantuara nga të rinjtë e Ansambleve të Këngëve dhe Valleve shënuam 105 vjetorin e festës kombëtare të flamurit.