Profesori Universitar, prof.Dr Sebaedin Cena në nderim dhe kujtim të 28 Nëntorit Festes së Flamurit, ka evakuuar kujtime që më parë i ka publikuar në librin e tij” Kronik nëpër Stuhi”. Në postimin e tij në Facebook, ai tregon lidhur me aktivitetin e Komandantit Jetë Hasani, njërit prej luftëtarëve të parë të UÇK-së.

Postimi i plot i Cenës:

Në ditën e sotme, 28 nëntor, të vitit 1993, në fshatin Krojmir të Lypjanit, luftëtari  Jetë Hasani, i lindur më 2 shkurt të vitit 1956, në fshatin Godanc të Shtimes, e i përjetësuar më 16 tetor të vitit 1998, themeloi Grupin e Parë Militant në  Kosovë, e më 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt bëhet përcjellja e mësu- esit luftëtar e dëshmor, Halit Geci e  në këtë ceremoni për herë të parë u  panë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Mujë Krasnqi-Kapuqi, daja i Tij Rexhep Selimi dhe shoku i idealit, Daut Haradinaj” Ndryshe Komandanti Jetë Hasani eshte i dekretuar me titujt ” Hero i Kombit” nga dy presidentet Shqiptar, Hashim  Thaçi e Ilir Meta