U realizua eksporti i parë i prodhimeve të peshkut në tregun e Greqisë fqinje, pasi në shtator të këtij viti Republika e Maqedonisë është vendosur në listën e vendeve, objektet e të cilave janë miratuar për eksport në tipit të tillë të prodhimeve në tregun e Bashkimit Evropian.

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov e vizitoi kompaninë “Metro” nga Shkupi, e cila këto ditë e realizoi eksportin e parë të prodhimeve të peshkut në tregun e Greqisë fqinje, pas marrjes së lejes nga Bashkimi Evropian.

Hapja e tregut evropian, siç theksoi Atanasov në takimin me ekipin e menaxherëve të kompanisë, hap perspektiva të reja për zhvillim të kompanive nga sektori i peshkut në Maqedoni, por, para së gjithash, për intensifikimin e prodhimit të peshkut në vend, për çka, si vend, kemi potencial solid për zhvillim.

“Përmes kësaj kompanie, por edhe përmes të tjerave të cilat do t’i plotësojnë kriteret evropiane dhe do të miratohen për eksport në tregun e BE-së, krahas prodhimeve të peshkut, do të mund të hidhet në treg edhe peshk nga prodhimi vendor, për çka në procedurë është marrja e lejes nga BE-ja për eksport të peshkut të gjallë. Si institucion, zbatojmë monitoring të sëmundjeve të caktuara te peshqit e llojit troftë dhe krap, në bazë të së cilit së shpejti presim të shpallemi për vend me status i lirë nga sëmundjet dhe të marrim edhe leje për eksport në Bashkimin Evropian. Është hapur dera e BE-së, por, edhe prodhuesit duhet t’i plotësojnë standardet evropiane që të mund të eksportojmë edhe peshk në këtë treg të madh”, tha ai.

Marrja e lejes për eksport të prodhimeve të peshkut në tregun evropian vijoi pas revizionit të kryer nga ana e trupave inspektuese të BE-së dhe pas kontrollit të sistemit të sigurisë për ushqim në vend, thuhet në kumtesën e Agjencisë për ushqim dhe veterinari të Republikës së Maqedonisë.