Ka kohë që ka paralajmëruar projektin e saj të ri edhe pse detajet i ka mbajtur të rezervuara. Mirëpo, para pak minutash artistja e Max Production, Dhurata Dora ka zbuluar titullin e projektit të ri.

‘Kesh kesh’ do të mbaj emrin kënga e cila do të jetë e gjitha nën vulën e labelit që menaxhon Dhuratën.

Së shpejti’ ka shkruar Dhurata e kjo nënkupton se brenda pak ditëve do të bëhet edhe lançimi i ‘Kesh Kesh’.

Kjo këngë pason ‘Bubble’ të Dorës që pati shumë sukses në platformat online.