Gjatë gjithë jetës tuaj, prindërit ua kanë mbajtur të fshehtë një të vërtetë.

Qoftë nëse keni qeni fëmija më i mirë me notat më të mira në shkollë apo fëmija më problem që ka ikur gjithmonë nga mësimi, prindërit ju kanë bërë të besoni se ata i duan të gjithë fëmijët njësoj.

Por, shkenca e thotë një version tjetër. Në një hulumtim të fundit të kryer nga sociologia Katherine Koger, u gjet se prindërit në të vërtetë favorizojnë njërin fëmijë më shumë, transmeton Gazeta Express.

Koger dhe ekipi i saj i hulumtuesve analizuan rreth 400 familje, në të cilat fëmijët kishin lindur katër deri në pesë vite ndërmjet. Hulumtimi, i publikuar në revistën familjare “Journal of Family Psychology”, zbuloi se 74% e nënave dhe 70% e baballarëve raportuan se kishin një trajtim më të mirë të njërit fëmijë, sipas Quartz.

Prindërit nuk treguan se cilin fëmijë e preferonin më shumë, por Koger dhe ekipi i saj gjetën se fëmijët e parë, ata më të vjetrit, ishin më të favorizuar nga prindërit e tyre, për shkak të kohës që prindërit e kishin kaluar njëherë vetëm me të, duke e rritur atë derisa kishte lindur tjetri.

Në fakt, fëmijët e parë zakonisht ndjehen se janë më të preferuarit, përderisa fëmijët e dytë dhe të tretë e ndjejnë se nuk janë aq të preferuar sa edhe të parët.