Princi Harry dhe Meghan Markle do të martohen në katedralen St George’s Chapel në muajin maj pasi është vendi “që bashkoi zemrat e çiftit”, ka bërë të ditur Pallati mbretëror.

Harry dhe Markle vendosën për këtë vend pasi aty kaluan një kohë të gjatë të lidhjes së tyre, të cilën e kurorëzuan me fejesë gjatë ditës së hënë.

Ata nuk kanë bërë të ditur datën e saktë të martesës, por kanë falënderuar miliona njerëz për urimet e shumta.

Markle është protestante, por do të pagëzohet në një ceremoni para martesës, ka njoftuar Pallati mbretëror.