Kryeminsitri Rama i cili është në Dibër, ku po prezantohet projekti i “Rrugës së Arbërit”,  është shprehur se kjo rrugë e cila ka qenë ëndrra e të gjithë dibranëve tashmë është një zotim i mbajtur. Gjithashtu Rama ka folur për rëndësinë që ky aks rrugor ka për të gjithë vendin dhe jo vetëm Dibrën.

“Vitin e ardhëm si e dini të gjithë është viti i skëndërbeut i cili do të fillojë që prej 28 nëntorit. Ky vit si e dini të gjihtë i përket pak më shumë se të gjihtëvë Dibrës. Viti i Skëndërbeut është edhe viti i Dibrës pasi 19 prej betejave të tij më të famshme janë bërë në Dibrën, këtë Dibër si dhe atë jashtë kufirit të jashtëm. Por edhe pse kanë kaluar pothuajse 6 shekuj nga koha e Skëndërbeut, në këto vende mund të shkohet vetëm me kalë ashut si në kohën e Skënderbeut”, tha kryeminsitri Rama.

“Eshtë fakt se po të shkosh mbrapsh dhe të hapësh librat e Shqipërisë shtet në kët 25 vite të para, gjen më shumë emra koncesionarësh dhe më shumë kontrata koncensionesh për ndarje të galerive të minierave sesa investime. Dibra ka ndihmuar në zhvillimn e vendit shumë më tepër se sa ka mundur të ndihmojë veten sepse mungesa e rrugës që bën shumë kush të stepet para se të vijë këtu dhe nga ana tjetër ka bërë që shumë të tjerë të mos bëhen dëshmitarë të bukurive natyrore”,tha Rama i i cili shtoi se “Rruga e Arbërit”, ka qenë një premtim fushatash i cili është harruar sapo kanë mbaruar fushatat elektorale.

Rama gjithashtu është shprehur se kjo rrugë është një investim shumë i rëndësishmë për vendin dhe jo vetëm për dibrën.

“Një paraardhsi i imi i cili thoshte se katërvjeçari në të cilin ai iku do të ishte 4- vjeçari i mbarimit të infrastrukturës. Sipas tij ‘Rruga e Arbrit’ duhet të kishte mbaruar gjashtë vite më parë”, tha Rama i cili përmendi disa akse rrugore të cilat janë premtuar për tu realizuar më parë.

“Rruga e Arbërit nuk ëhstë më ëndrra e dibranëve që e kanë dashur prej kohësh por është një zotim i mbajtur”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri është shprehur se kjo rrugë do të jetë me një standard europian ndryshe nga të gjitha rrugët e ndërtuara deri më sot në Shqipëri.

“Ne duam që të gjitha këto rrugë të jenë me standarte europiane dhe këtë gjë e duam për të gjitha akset rrugore të Shqipërisë. Ne jemi të përgatitur për këtë gjë dhe më vjen shumë mirë që rruga e parë me standarde të atilla do të jetë “Rruga e Arbërit” e cila cila është e mrekullueshme”, deklaroi kryeministri i i cili shtoi se: ” Kjo rrugë do të sjelli edhe shumë persona të cilët kanë emigruar prej kohësh për të investuar në zonë”.

Kryeminsitri ka folur edhe për sa i përket projektit të parë të projektit për Rrugën e Arbërit.

“Projekti që në fillim kishte shkelje të standardeve europiane. Nëse do të vazhdonim me atë projekt nuk do të mund ta përfundonim dot, nuk do të mund të lidhnim Tiranë me të. Do të ishte një tjetër rrugë e lënë rrugëve. Nuk ishte parashikuar degëzimi i Klosi duke mos u dhënë akses për vetëm 3.5 kilometra. Vlera e këtij projekti me pothuajse gjysmën e kilometrave që do të ndërtohen sot, ishte më e madhe se sa vlera e këtij projekti i cili është dyfish me kilometra”, tha Rama.