Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nën ceremoni të lartë shtetërore në Gjilan, ka qenë pjesë e zbulimit të shtatores së heroit kombëtar Idriz Seferit.

Në fjalimin e tij para të pranishmeve, në një urdhër të lartë të tij shtetëror ai ka shpallur atdhetarin Idriz Seferi, Hero të Kosovës.

”Idriz Seferin e Isa Boletinin i përjetësoi trashëgimia popullore dhe folklorike”.

”Idriz Seferi nga sot shpallet me urdhërin më të lartë nga Presdienti i Kosovës, Hero i Kosovës”.

Tutje në deklarimin e tij Presidenti Thaçi ka thënë se shtatorja e Idriz Seferit po inaugurohet në prag të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërsië,  e po ashtu në prag të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

”Ndihem jashtëzakonisht i nderuar që sot gjendem në qytetin e Kadri Zekës, Agim Ramadanit, e shumë heronjve të kombit që kjo krahinë i dha Kosovës e gjithë shqiptarisë”.

”Sot në këtë qytet u ngrit shtatorja e një plisi. Shtatorja e komandantit e strategut të madh Idriz Seferit u inaugurua në prag të 105 vjetorit të pavarëissë së Shqipërise, e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”.

”Idriz Seferi, u shqua për guxim, trimëri e gadishmëri, e sakrificë sikurse burrat e mëdhenj si Mic Sokoli të cilët nuk u zbrapsën asnjëherë nga ruajtja e tokave shqiptare në realizimin e idesë për pavarësi”.

”Idriz Seferi dha një kontribut historik në kryengritje të vendit që çuan në Pavarësinë e Shqipërisë. Me urtësinë e tij Idriz Seferi u shqua edhe në Kuvende ku arriti të pajtonte njerëz në konflikte”, ka përfunduar Thaçi, njofton Klan Kosova.