Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta foli për gjasat dhe mënyrat e bashkimit të shqiptarëve si dhe për informatat që i ka lidhur me kohën kur kosovarëve iu hiqen vizat.

Presidenti shqiptar Ilir Meta e ka një lajm të mirë për kosovarët që nuk po kanë mundësi të udhëtojnë pa viza.

Sipas tij liberalizimi do të ndodh shpejt dhe këtë ia ka garantuar një zyrtar i rëndësishëm i Bashkimit Europian.

Kështu Meta nuk e ka komentuar më kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për t’i pajisur kosovarët me pasaportat e shtetit shqiptar që ata të udhëtojnë lirshëm.

Sipas tij Kosova duhet plotësuar kriteret.

Meta tha se bashkimi i shqiptarëve do të ndodh në BE.