Presidenti i Zimbabves Robert Magube dha dorëheqje, kumtoi kryetari i Parlamentit, Xhekob Mudenda.
Parlamentarët të cilët debatuan për impiçmentin e tij, filluan të festojnë kur spikeri kumtoi se lideri 93-vjeçar ka dhënë dorëheqje.
Mudedna e ndaloi debatin për impiçment, duke kumtuar se ka pranuar letër nga Mugabe, në të cilën kumton se tërhiqet prej funksionit. Në letër është theksuar se dorëheqja hyn në fuqi menjëherë.
Mugabe paraprakisht refuzoi të japë dorëheqje edhe krahas ngjarjeve të javës së kaluar, kur ushtria e ndërmori pushtetin.
Ai ishte në pushtet që nga shpallja e pavarësisë së Zimbabves në vitin 1980.