Javier Tebas shpreson që sa më parë të aplikohet VAR edhe në La Liga, në mënyrë që të mos përsëriten gabime sikur te goli i Leo Messit.

Barcelona mori vetëm një pikë në Mestalla, duke barazuar 1:1 me Valencian, por që mund të ishte kthyer në shtëpi me tri pikë, nëse gjyqtari do të pranonte golin e rregullt të Leo Messit.

Për këtë ka folur tani edhe numri një i La Ligas, Javier Tebas, që shpreson sa më parë të aplikohet sistemi VAR.

“E gjithë Spanja dhe e gjithë bota e pa golin e Messit. Si nuk e kam parë? Normalisht se e kam parë edhe unë, nëse e them të kundërtën, do të gënjeja”, th ai.

“Do të punojmë shumë që VAR të aplikohet nga sezoni i ardhshëm”, shtoi ai.