Mohamed Salah është golashënuesi më i mirë në Premierligë deri më tani.

Premierligë këtë edicion është më e fortë se kurrë më parë, për shkak të forcimit të skuadrave.

Por, nuk do të bëhet garë e fortë vetëm për titull, se kush shkon në Champions League apo edhe në Europa League, këtë edicion gara do të jetë e ashpër edhe për “Këpucën e Artë”, për golashënuesin më të mirë në Angli, shkruan Gazeta Express.

Mohamed Salah i Liverpooli deri më tani prin me 10 gola, të shënuara në 1023 minuta të luajtura, apo thënë ndryshe, një gol çdo 102 minuta.

Në vendin e dytë gjendet Sergio Aguero i Manchester City, që mban statistika shumë më të mira se Salah pavarësisht se ka një gol më pak. Aguero shënon gol çdo 77 minuta, teksa ka edhe tri asistime, një më shumë se Salah.

Top pesëshja mbyllet me Harry Kane, Alvaro Morata dhe Romelu Lukaku,