Në mesin e personave të cilët po kërkohen të arrestohen sot nga policia lidhur me ngjarjet e 27 prillit është edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Johan tarçullovski, ndryshe i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në vitin 2001 ndaj shqiptarëve të fshatit Luboten.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski.

“Sipas burimeve jozyrtare, për momentin Tarçullovski ende është i pakapshëm për policinë”, ka shkruar Bogoevski.

Ndryshe, Prokuroria Themelore Publike sot në mëngjes për krim të organizuar dhe korrupsion, solli vendim për zbatim të procedurës hetimore kundër 36 personave, për shkak të veprës penale për veprën Kanosje terroriste ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, lidhur me ngjarjet e 27 prillit, në Kuvend, njoftoi Prokuroria publike, transmeton Gazeta Lajm. Për këtë vepër parashihet dënim me së paku 10 vite arrest.