Në Republikën Serbska është arrestuar një person tek i cili është gjetur versioni origjinal i Marrëveshjes paqësore të Dejtonit në gjuhën angleze.

Pjesëtarët e Drejtorisë së Minsitrisë së Punëve të Brendshme të RS-së për krim të rëndë dhe të organizuar në Pale arrestuan një person, pasi që në banesën e tij e gjetën kopjen e Marrëveshjes, e cila ishte zhdukur në mënyrë misterioze tashmë 20 vite.

Уапсен крадец

Televizioni rajonal H1 lajmëroi se është arrestuar Zheljko Kuntosh, ish-pjesëtar i sigurimit dhe bashkëpunëtor i afërt i Dragan Kaliniqit, ish-kryetar i Kuvendit popullor të Republikës Serpska. Kaliniq, i cili ishte lider i Partisë demokratike serbe, sot është këshilltar i kryetarit të RS-sëm, Millorad Dodik.

Sa i përket dokumentit, bëhet fjalë për ekzemplar të cilin e nënshkruan presidenti i atëhershëm i Kroacisë, Franjo Tugjman, kryetari i Kryesisë së BeH-së, Alija Izetbegoviq dhe kryetari i RF të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Pas ceremonisë së nënshkrimit në vitin 1995, të kryer në prani të të krerëve të vendeve kryesore perëndimore, përfaqësuesve të Kroacisë, BeH-së dhe RFJ-së u është dorëzuar nga një ekzemplar origjinal i Marrëveshjes së Dejtonit në gjuhën angleze.

Дејтонски договор

Në vitin 2008 u zbulua se ekzemplari i BeH-së tashmë një periudhë të caktuar ishte zhdukur pa kurfarë gjurme, në çka paralajmëroi anëtari i atëhershëm i kryesisë shtetërore Zheljko Komshiq. Diçka më vonë, edhe nga Beogradi ishte kumtuar se edhe ekzemplari i tyre ishte zhdukur, me supozimin se kjo kishte ndodhur gjatë kryengritjes kundër Millosheviqit në vitin 2000.

Kroacia është shteti i vetëm, i cili ekzemplarin e vet e ka vendosur në vend të sigur dhe e ruan edhe sot.