Në orët e mbrëmjes në një filial të “Western Union” në Prizren ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Dy persona kanë arritur të marrin një shumë të parave, por që më pas kanë hasur në rezistencën e policisë.

Njëri prej të dyshuarve është plagosur pasi ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë, mes tyre dhe një polici civil.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë përmes telefonit se të dyshuarit janë në arrati dhe policia është duke punuar për t’ju rënë në gjurmë dhe për t’i kapur.