Komandanti i Guadia di Financa Xhorxho Tosçi ka dhënë disa shifra në lidhje me aksionet e kryera nga pala italiane për kapjen e drogës së mbërritur nga brigjet shqiptare drejt shtetit fqinj, numra që sipas tij janë rritur me 116 për qind, në krahasim me vitin 2016.

Италија полиција дрога марихуана

Plot 33 ton kanabis janë kapur nga autoritetet u shpreh Tosçi, duke deklaruar se në këto 9 muaj janë kapur thuajse 116% më shumë drogë sesa vitin e kaluar.

Italia ka dhënë ndihmën e saj në luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Guardia di Financa ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti.

Ky bashkëpunim nuk përfundon vetëm në territorin shqiptar, por vijon në detin e Italisë, në pjesën e poshtme të Adriatikut dhe pjesën e sipërme të Jonit.

Vetëm vitin e fundit, Guardia di Financa ka sekuestruar përgjatë bregut, 33 ton lëndë narkotike, me një rritje 116 për qind krahasuar me 2016, kur u sekuestruan 12 ton drogë. Konferenca përmbyllëse e Misionit të Monitorimit ajror 2017, ndërmjet policisë së shtetit, policisë italiane dhe misionit të BE-së në vendin tonë”, u shpreh komandanti i Guardia di Financa, Tosçi.

Në Tiranë sot qëndron edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Marko Miniti, i cili realizoi takime fillimisht me homologun e tij shqiptar Fatmir Xhafaj dhe më pas me presidentin Ilir Meta.

Џафај и Минити

Miniti në takime e vlerësoi maksimalisht operacionet anti-kanabis, ndërsa tha se “duam të godasim organizatat e mëdha, duhet të godasim të paprekshmit, pasi në Itali e Evropë nuk ka të paprekshëm”.

Nikoqiri i tij ministri i Brendshëm Xhafaj tha se ne ia dolëm, pavarësisht mosbesimeve dhe kritikëve, i cili tha më tej shtoi se kërkon që monitorimi dhe bashkëpunimi me palën italiane të vazhdojë pavarësisht rezultateve.

“Kemi deklaruar se 2017 do të ishte fundi i një historie të gjatë të kultivimit të kanabisit. Të shumtë ishin mosbesuesit, kishte cinike, tallës dhe zhurmues. Me gjithë lumin e akuzave, ne zgjodhëm heshtjen, heshtjen e njerëzve që punojnë me përkushtim. Sakrifica dhe përkushtimi i njerëzve të ndershëm sot foli. Sot, unë ju them se ne ja dolën në këtë fazë të parë të këtij procesi. Falenderoj të gjithë atë që besuan tek unë dhe te qeveria. Lazarati, Dukagjini, Lumi i Vlorës, sot bastionet e krimit i përkasin të shkuarës. Ne kërkojmë që monitorimi nga ajri të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm dhe në vazhdim, pavarësisht rezultateve shumë të mira”, tha ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Xhafaj.