Pak ditë pasi “kërcënoi” shqiptarët se do u vendoste matësa në puse, Edi Rama duket se ka një tjetër plan për ujin.

Përpos faktin se po jep gjithë Shqipërinë me koncesion, Rama ka në plan të dërgojë drejt Italisë edhe ujin.

Ka qenë vetë guvernatori puliez Michele Emiliano që gjatë fjalës së tij në Caserta në konventën me titull: “Nga qymyri në Paris” u shpreh se uji dhe gazi që “vrapojnë” së bashku në fundin e detit, janë tentativat mes Shqipërisë dhe rajonit të Puglias në Itali.

Ai foli për një tub që transporton ujë dhe që në krah ka edhe një gazsjellës që do të përfundojë në Salento, ku do të zgjidhë të gjitha mungesat e ujit si në Puglia ashtu edhe në Campania.

Kjo është një përmbledhje e propozimit të guvernatorit.

“Disa ditë më parë, thotë Emiliano, isha në Shqipëri ku takova kryeministrin Rama. Në ato ditë në Shqipëri ishte edhe Toni Blair të cilin po kështu e takova.

Ai ishte i shqetësuar për situatën e rendit publik në Salento kështu që unë i bëra një propozim në rakordim me kryeministrin shqiptar; përse të mos ndërtojmë një tub që do të ecë përkrah atij të gazit që do të sjellë ujin e Shqipërisë, që ka aq shumë nevojë për ta shitur, në Salento, ku akoma marrin ujë nga pusi? A nuk është edhe ky një kompesim mjedisorë? Është e mundur”, ka thënë Emiliano”, shkruan Corriere.