Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic ka kërcënuar Barcelonën para duelit në Torino.

Miralem Pjanic nuk shqetësohet pas barazimit pa gola ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori ka theksuar se një pikë në Portugali është rezultat pozitiv duke marrë parasysh se ishin në disavantazh për pjesën më të gjatë të takimit.

Po ashtu, ai ka thënë se Juventus do të luajë për fitore në ndeshjen e ardhshme ndaj Barcelonës.

“Duhet të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme në Serie A e pastaj do të mendojmë për dy takimet në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Pjanic.

“Barcelona do të vjen në Torino dhe ne luajmë për fitore”, u shpreh ai.