Pishtari olimpik mbërriti në Korenë e Jugut 100 ditë deri në fillim të Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Phenian.

Nderin të parët për të çuar pishtarin në “truallin vendor” e kishin fituesja e medaljes së Artë në patinazh Kum Ju-Na dhe ministri i Sportit.

LOD do të mbahen nga 9 e deri më 25 shkurt. Rreth 7.500 njerëz janë zgjedhur për ta mbajtur pishtarin me zjarrin olimpik, ndërsa rruga do të jetë e gjatë 2018 kilometra në të gjithë vendin.

Organizatorët janë të shqetësuar se vetëm 180.000 bileta janë shitur nga gjithsej 1.180.000. Për shitjen e biletave gjithsesi ndikim të madh ka edhe gjendja me Korenë Veriore, e cila vazhdimisht demonstron fuqinë e saj bërthamore.

Qyteti organizator i Lojërave, Pheniani ndodhet vetëm 80 kilometra nga kufiri.