Të paktën tre persona janë lënduar, kur një njeri para një shkolle të mesme në afërsi të Tuluzit, qëllimisht është përplasur me automobil në një grup nxënësish njoftoi policia franceze.

Dy prej tre personave kanë marrë lëndime më serioze.

Shoferi i automjetit, i njohur për policinë për kundërvajtje, u arrestua në vendin e ngjarjes.

Ai është i lindur në vitin 1989, e ka pranuar se me qëllim e ka përplasur grupin e nxënësve dhe qetë i është dorëzuar policisë. Nxënësit e lënduar janë kinezë, në moshën prej 22 deri 23 vjet.