Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë këtë të hënë rreth orës 18:45, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, pasi u përplas nga një makinë.

Sipas burimeve policore, i lënduari është një 64-vjeçar me iniciale D.D, banues në fshatin Krahës të Memaliajt.

Ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit, sqaron policia, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.