Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër ngushëllimi dhe solidarizimi homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos për përmbytjet që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.

“Me shpresën që mos të ketë viktima të tjera në zonat e përmbytura, më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e dëshpërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me qytetarët e prekur nga përmbytjet, me Ju dhe popullin mik grek”, shkruan Meta.

“Uroj kapërcim sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthim sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Athinës dhe të Greqisë”, vijon mesazhi.

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën deri më tani, ndërkohë që dëme të mëdha materiale janë regjistruar në zonat e prekura në Atikën Perëndimore.