Në televizionin B92 është emetuar një emision ku ka mundur të dëgjohej se si kanë qenë bisedat në mes Milosheviqit dhe djalit të tij Markut.

Në fjalë është dramatizimi në të cilin aktorët lexojnë transkriptime të bisedave mes anëtarëve të familjes së Milosheviqit.

Fillimisht bisedojnë për temperaturën e ujit në pishinën e Markos dhe për ngrohjen tokësore, ku më vonë është hapur edhe tema e operacioneve plastike, ku i riu i familjes Milosheviq ka dashur me çdo kusht t’i bëjë, transmeton Gazetametro.net.

Mirëpo, për Slobodanin kjo nuk ka qenë aspak e pëlqyeshme dhe se me shumë mënyra ka tentuar ta largojë nga ky vendim, ndërsa në një moment e ka quajtur edhe gomar.