Me rekoltën e vitit 2017 ,e duhan gjithsej janë dakorduar dhe mbjell 14.342 hektarë, është vlerësim i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të prezantuar në takimin e sotëm të punës të ministrit me portofol Lupço Nikollovski me Shoqatat e prodhuesve dhe blerësve të duhanit.

Në bazë të shqyrtimeve në terren, sipas vlerësimeve nga ana e Shoqatave të prodhimtarisë së duhanit dhe të blerësve të duhanit, prodhimtaria vjetore pritet të jetë në nivel prej rreth 24.000 tonë.

Në takimin e punës, i cili u mbajt në prag të blerje së sivjetme të duhanit u prezantua gjendja aktuale me prodhimtarinë e duhanit, si dhe pritjet për sasitë e sivjetme të blerjes së duhanit.

Në pajtim me Ligjin për duhan dhe prodhime të duhanit arritja e marrëveshjeve për prodhimtarinë dhe blerjen e duhanit për rekoltën e sivjetme, përfundoi më 10 prill të këtij viti.

Janë regjistruar nëntë kompani blerëse, të cilat kanë paraqitur 29.132 marrëveshje për prodhimtarinë dhe blerjen e duhanit ose 1.750 më shumë marrëveshje në lidhje me vitin e kaluar kur u paraqitën 27.380 marrëveshje.

Prodhuesit dhe blerësit e duhanit theksuan se për shkak të kushteve të këqija  të motit, gjegjësisht ngricat e hershme dhe pastaj thatësia, pritet prodhimtari më e vogël e duhanit nga prodhimtaria e dakorduar prej 26.532 tonë.

Përfaqësuesit nga shoqatat e prodhuesve të duhanit theksuan se vitin e kaluar kanë pasur problem me refuzimet që i kanë kryer blerësit dhe kërkuan vlerësim të klasave që të kryhet në mënyrë reale.

Sipas vlerësimeve të blerësve sivjet presin të blejnë rreth 24.00 tonë duhan.

Sipas dispozitave ligjore, blerja e duhanit duhet të fillojë më së voni deri më 15 dhjetor, por nëse blerësit i plotësojnë të gjitha kushtet, mund edhe më herët të fillojnë me blerjen e duhanit.

Ministri Nikollovski theksoi se duhet të realizohen të gjitha kushtet për blerje pa pengesa të duhanit dhe iu bëri thirrje blerësve të deklarohen nëse kanë siguruar mjete financiare për blerjen e duhanit.

Ai potencoi se ka filluar procedura për përgatitjen e Ligjit të ri për duhan dhe prodhime të duhanit, në të cilin janë paraparë ndryshime në pjesën e klasave dhe rritje të subvencioneve për duhan për çka do të konsultohen të gjithë aktorët, gjegjësisht prodhuesit e duhanit, blerësit dhe fella e ekspertëve.

Blerja e sivjetme e duhanit do të realizohet sipas Ligjit të ri për duhan dhe prodhime të duhanit, ndërsa ligji i ri pritet të sillet deri në fund të këtij viti.

Nga kompanitë blerëse shprehën besim se kanë siguruar mjete financiare për pagesën e sasisë së plotë të dakorduar.

Drejtori i Inspektoratit shtetëror për bujqësi, Jane Stankoski, theksoi se inspektorët do të jenë vazhdimisht në terren në pikat blerëse për ta ndjekur blerjen dhe iu bëri thirrje kompanive në kojë ta paraqesin blerjen sipas procedurave të përshkruara.