Veç shijes dhe aromës që specat u shtojnë gatimeve, këta të fundit kanë shumë për t’i ofruar dhe organizmit si vitamina, lëndë ushqyese etj.

Nëse specat e kuq jeshilë e të verdhë mund të përdoren më shumë se specat djegës duhet të dini se këta janë përdorur shekuj më parë falë vetive të tyre kuruese.

Më poshtë do të listojmë 5 simptomat apo sëmundjet që mund të kuroni me spec djegës. 1. Artriti

Një nga enzimat aktive të specave djegës është kapsaicina, një lehtësues i njohur i dhimbjeve, i cili punon duke reduktuar lajmëtarët e dhimbjes në tru. Përzieni 1 lugë gjelle piper djegës me 5 lugë vaj kokosi dhe aplikojeni direkt në lëkurë. 2. Dhimbja e migrenës

Për lehtësim më të shpejtë të dhimbjeve të kokës mund ta konsumoni pluhurin e specit djegës (1 lugë çaji) të tretur në një filxhan me ujë të nxehtë. Shtoni pak limon dhe pijeni të ngrohtë.

3. Humbje peshe

Recetat ku në të është shtuar spec djegës mund të përshpejtojnë djegien e kalorive. 4. Shkrirja e sekrecioneve dhe zbutja e kollës

Capsaicin-a ka vetitë e saj antibakteriale që luftojnë dhe parandalojnë infeksionet kronike të sinusit. Për shkak se është shumë djegës, gjithashtu ndihmon për të stimuluar sekrecionet që ndihmojnë mukusin në hundë, duke liruar dhe kanalet e hundës.

Ky fitokimikat mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të lidhura me alergjitë.