Ajo është ndër të paktat parti në Maqedoni e ndoshta e pashoqe në Dibër për intensitetin se si u zhvilluan ngjarjet, për natyrën e veprimeve të brendshme të saj në atë periudhë të shkurtër kohore nga para themelimit të saj e deri para zgjedhjeve lokale.

Si duket, i tillë është fati i një pune që thirret për tjetër gjë e del dicka tjetër, ku nuk cmohet kontributi dhe merita, edhe pse thirret në to, por inati mbisundon. Besa në Dibër u ngrit me shumë vështirësi e peripeci, në një kohë ku opozitarizmi ishte akoma në nivele shumë të ulëta. Edhe në vetë strukturat e Këshillit Opozitar te cilat më pas themeluan Lëvizjen BESA në Dibër kishte të atillë që përfshirjen e tire mundoheshin ta bënin sa më tinëzare, mos të miret vesh nga partitë oponente dhe indivitët përkatës, ashtu sic kishte nga ata të cilët i dhanë zemër kësaj veprimtarie, i dhanë forcë, vrull dhe e përhapën në masë, në kohëra kur shumica ngurronin dhe stepeshin të thonë që unë jam me Besën, u tërhoqën në kohërat kritike dhe kur Besa u bë parti me 5 deputetë, kur u duk parti serioze, u kthyen pa turp e pa fytyrë.

Për ironi të fatit, të guximshmit, që i dhanë frymë dhe jehonë kësaj veprimtarie, ishin të parët që u tradhtuan nga “shoku” manipulator dhe mashat e tij të zgjatura, edhe pse mashat e tij nuk arrinin të afronin as familjarët e tyre më të afërt, ai dëshmoi se preferon më mirë një të dobët që e dëgjon dhe i bindet edhe kur gabon, se një të fortë, kontribues, që di tia thotë në sy atë se cka dhe si mendon. Për manipulatorin “shok” disa të tillë vetëm se kishin filluar të shndërohen halë në sy për të, mosdurimin ndaj tyre nuk nguronte shpesherë ta shpreh me nervozizëm të skajshëm dhe fyerje dhe ofendime të thella, duke eskaluar shpeshherë edhe situatën, këto situata u përsëritën disa herë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2016-tës, ku Besa në Dibër nxori kandidat për deputet në një pozitë humbëse, ku aktiviteti për të grumbulluar sa më shumë përkrahje për kandidatin e Besës ishte tejet selektiv, ai për shkurt kohë u shndërua në person të padëshiruar për manipulatorin vetëm pse kishte afrimitet dhe simpati për ata themeluesit e guximshëm që i dhanë vrull e hov veprimtarisë, ata e shprehën inatin e tyre që në fushatën elektorale ku bënin selektimin e materialeve që duheshte të shpërndahen dhe ngjiten, duke u marë vetëm me simbolet partiake ndërsa posterat personale të tij as nuk mernin mundimin që ti ngjitnin. E gjithë kjo iu kthye bomerang mbi kokë manipulatorit pa shkuar një vit.

Me mbarimin e zgjedhjeve parlamentare klani brenda partiak mezi priste të mer hak ndaj të “pabindurve”, që i kundërshtonin aty ku gabonin, u krijuan situata ku erdh deri në prag të shpërbërjes së degës së Dibrës, ata nuk i menduan pasojat, e kur u përballën me to, ndërruan strategji, kreu i kësaj strategjie u shndërua në asnjëanës, duke munduar të zbutë tërevoltuarit, ndërkohë u mor vesht me kryetarin e degës të tërhiqet për një kohë të shkurtër nga pozita e tij për ta rikthyer më pas prapë në Detyrë, e gjithë kjo për të qetësuar situatën, anëtarëve të revoltuar nuk iu tregua situata e vertetë, ata vazhduan kycjen në strukturat e partisë, tashmë vetëm se kishin filluar të largohen individë nga partia, duke pasuar me largimet përfundimtare pas emërimit apo më sakt rikthimit të ish kryetarit përsëri në detyrë.

Manipulatori tashmë dukej më i qetë, grupën e tij e kishte shtuar duke menduar se edhe nëse largohet pjesa e revoltuar ai do kompenzonte humbjen me prurjet e reja, por rezultati tregoi të kundërtën, grupi që arriti të mbëledhe 1000 vota për Besën në Dibër, në zgjedhje parlamentare me kandidat në pozitë humbëse, me kundërshtarë nga brenda partisë, kur LSDM-ja fitoi 1000 vota dibranësh tashmë mungonte, dhe situata për manipulatorin ku ishte vetë në garë të drejtpërdrejtë ishte më e favorshme se para 1 viti, ai kishte mundësi të thithte 1000 dibranët që votuan LSDM-në, të cilët i ftoi edhe zyrtarisht e publikisht, por nuk arriti të fitojë asnjë prej tyre, me kartën e fesë arriti të shtojë vota vetëm në fshatrat Mogorce, Xhepisht, Otishan, Kosovrast të poshtëm dhe Kosovrast të epërm, në qytet, me gjithë përparsitë që kishte nga para një viti, nuk arriti të shtohet në vota, Partia e tij tashmë ishte parti serioze, me 5 deputetë, por kjo nuk i ndihmoi dhe nuk do ti ndihmonte në situata të tilla ku kontributi i vërtetë nuk cmohet, por mbizotërojnë intrigat dhe lojërat e pista se si të largojnë dhe anashkalojnë ata që mendojnëndryshe nga ta ndonëse ata jan krenarë për veprimet e tyre, që kurrë nuk i bënë fshehurazi, qoftë aktivitetin në parti, qoftë dorrëheqjet e tyre dhe largimin nga aktiviteti partiak.

Ai krijoi një strukture të tijën të ashtuquajtur “Fryma e re Dibrane”, një strukture e pështatshme për ata që nuk deshin që në publik të shprehen si Besa, vepronin, punonin për Besën, ndërkohë shpalleshin si apartiak por si pjestarë të një grupi jo politik që punonte për një kanditat parti.

Me respekt, Grupi themelues i Lëvizjes Besa -Dibër