Pasi të sillet ligji për përdorimin e gjuhëve, nuk do të ketë punësime të reja në administratë, respektivisht në trupat të cilat do të jenë të angazhuara për përcjelljen e punës së përdorimit dhe zbatimit të ligjit, por do të përdoren kapacitetet me të cilat disponon administrata, tha zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.

Mbrëmë deputetët me 66 vota “pro”, e votuan kërkesën për sjelljen e këtij ligji, meçka përfundoi edhe diskutimi, dhe asaj ku dha dritë e gjelbër të kalon në Kuvend.

VMRO-DPMNE ka votuar kundër kërkesës për sjelljen e ligjit, por pohuan se deputetët e kësaj partie do të dorëzojnë disa amendamente për ndryshim dhe plotësim të ligjit në fjalë, kurse të njëjtën gjë e kanë paralajmëruar se do ta bëjnë edhe deputetet ë Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë – LSDM, por edhe ndonjë subjekt politik shqiptarë.