Pas intervistës së Hygerta Sakos në “Thumb” ku tha se nuk e kishte dëgjuar kurrë Stresin dhe se nuk përdhunonte veshin me muzikë të tillë, këngëtari bëri një postim në Instagram me përmbajtje negative dhe ofenduese.

“Nuk habitem pse nuk pershtatem me te gjithe ju koleg apo te dashura moderatore !!! sepse sot jetojm ne nje kohe te poshter ku fshati digjet nderkohe qe kurva kreh floket !!!! disa do thone ky esht i trrashe nuk hec me kohen, ndersa un do them per ju a nuk u lodhet duke ndrru dashnor perdite ???? Ta ka fal zoti qe ta perdoresh me njeriun e zemres por jo me 300 spartane, cdo kuj i falen fatkeqesite por jo dobesite …. souuuuu pun te mbare”, shkruante reperi shqiptar.

Ndërkohë disa orë pas postimit të tij reagoi edhe moderatorja sportive ,e cila tha se nuk e kishte personalisht me Stresin dhe se fjalët e saj janë keqinterpretuar dhe duheshin lexuar brenda kontekstit që ajo i ka thënë , si një njeri aspak fanse e dashamirëse e muzikës rep.

“Është e disata herë që portale të ndryshme, pa pikë profesionalizmi, vetëm për disa klikime, marrin fjali të intervistave të mia dhe i interpretojnë si të duan duke krijuar tituj bombastikë dhe për të bërë “lajme”. E fundit është abuzimi që është bërë në lidhje me deklaratën time për Stresin. Më duhet të sqaroj që s’kam asgjë personale me të, respektoj punën e çdokujt edhe pse mund të mos hyjë në shijet e mia. Kush e ka marrë mundimin të dëgjojë intervistën, do e kuptonte që nuk fola për Stresin, por për MUZIKËN RAP. Dhe në fund të fundit kam të drejtën time ta pëlqej diçka ose jo. Nuk i vë faj as Stresit dhe as fansave të tij që kanë lexuar vetëm titujt e këtyre portaleve pa pikë morali dhe respekti për njerëzit, i mirëkuptoj. Por ama kuptova që jemi thjesht “viktima” që përdoremi për të bërë klikime. Ndaj marr VENDIMIN që mos të dal më, në asnjë interviste këtej e tutje. U kërkoj ndjesë kolegëve të mi gazetarë, që mund të më kontaktojnë në të ardhmen. Nuk do lejoj më që fjalitë e mia të keqpërdoren dhe keqinterpretohen!!!””, u shpreh Hygerta në reagimin e saj.

Nga ana tjetër vetëm pak më vonë nga deklarata dhe sqarimi i saj, ne kemi parë që postimi me konotacion ofendues është fshirë nga faqja e artistit.

Me sa duket Stresi ka ‘’ndërruar mendje’’ dhe ndoshta ka kuptuar se është shpejtuar në atë çka ka thënë.