Gjykata Penale ka pranuar aktakuzat e Prokurorisë Speciale për rastet “Tarifa” dhe “Trajektorja”. Në rastin “Tarifa” përfshihen shtatë persona për shkak të dyshimit të bazuar se është bërë keqpërdorim i pozitës zyrtare për furnizim të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM. Dëmi i shkaktuar vlerësohet rreth gjysmë milion euro. Ndërsa në rastin “Trajektorja”, akuzohen katër ish zyrtar të qeverisë, të cilët dyshohen se në vitin 2012 dhe 2013 kanë marrë disa veprime me të cilat në procedurën e emërimit të kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës Miladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër kanë shfrytëzuar dhe kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Të akuzuar për keqpërdorim në ndërtimin e autostradave janë: ish zv/kryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i transportit Mile Janakievski si dhe ish kryeministri Nikola Gruevski.