Faktori më përgjegjës për pavarësinë e gjyqësisë në Maqedoni është ose duhet të jetë Këshilli Gjyqësor dhe prandaj është i nevojshëm profesionalizimi i tij, deklaroi sot kryetarja e grupit punues për përgatitjen e Strategjisë për reforma në sistemin gjyqësore në Maqedoni, Ana Pavllovska Daneva.

“Ne jemi shteti i vetëm në botë ku nuk është paraparë në ligj asnjë kriter dhe lloj i përgjegjësisë së ndonjë personi të Këshillit Gjyqësor. Nuk ekziston bazë për revokimin e tyre. Ky është problem i cili duhet të zgjidhet në mënyrë obligative dhe të merren parasysh kriteret, procedura dhe organet në bazë të së cilave do të konfirmohet përgjegjësia eventuale e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor”, deklaroi Pavllovska-Daneva.

Theksoi se kriteri, jurist i shquar, nuk është kriter, por normë elastike, e cila mund dhe për fat të keq keqpërdoret dhe, siç tha, duhet të saktësohet kush dhe nën cilat kushte mund të bëhet anëtar i Këshillit Gjyqësor.

Дебата за реформи во правосудството Караџовски

Kryetari i Këshillit Gjyqësor i Maqedonisë Zoran Karaxhoski, tha se të gjitha strategjitë për reforma në të gjitha sektorët janë më shumë ose më pak akt politik dhe pyetja është sa në të profesionistët te të cilit ka të bëjë reforma janë të përfshirë dhe sa përgjigjet në kërkesat e tyre.

“Duhet të bëhen ndryshime esenciale në kriteret, mënyra e vlerësimit të gjykatësve, që drejtpërdrejtë ndikon në fazën e mëtutjeshme për përparim në karrierë, sepse ka paqartësi në ligjin për gjykata dhe ligjin për Këshillin Gjyqësor. Si gjykatës, mendoj se Këshilli Gjyqësor nuk do të mund në mënyrë cilësore, me kohë dhe të azhurnuar ta kryejë punën e tij nëse ky trup i profesionalizuar”, tha Karaxhovski.

Karaxhovski dhe Daneva morën pjesë në debatin “Reforma në gjyqësinë në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi – analizë e masave dhe qasjeve” që sot u mbajt në Shkup, në organizim të asociacionit për iniciativa zhvillimore “Zenit”dhe të mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer.