Përveç dy deputetëve të LR-PDSH, Ziadin Sela dhe Syrija Rushiti, të cilët sot u larguan nga seanca e 22 e Kuvendit të Maqedonisë ku votohet për Prokurorin e ri Publik dhe ligjet reformuese, edhe që të peaë deputet e Lëvizjes Besa nuk i kamë përkrahur këto ligje. Sot, Gashi, Zendeli, Karemani, Bilalli dhe Memedi nga Lëvizja Besa bashkë me Ziadin Selën dhe Syreja Rushitin nga LR PDSH, nuk dhanë përkrahjen e tyre për Ligjin për dëshmitar të mbrojtur, atë për Këshill Gjyqësor, ligjin për vërtetim të fakteve si dhe rendin e ditës për zgjedhjen e Prokurit të ri Republikan. Të gjitha këto ligje ishin detektuar si urgjente nga Brukseli dhe cilësohen si të patjetërsueshme për të marrë raport pozitiv nga Bashkimi Evropian. Pa votat Besës si dhe pa votat e Selës dhe Rushitit nga LR PDSH u miratua rendi i ditës për ligjet reformuese dhe me gjasë edhe do votohen gjatë seancës së sotme të Kuvendit.