Vincenzo Montella nuk do të jetë më trajneri i Milanit, por pas tij mund të ketë largime të tjera të bujshme.

Por duket se Milani do të humbasë edhe mbrojtësin që e transferojë me shumë bujë këtë verë nga Juventusi, Leonardo Bonuccin.

Pas Real Madridit, tashmë është edhe Barcelona që kërkon të marrë shërbimet e mbrojtësit italian.

Me dy klube të mëdha të interesuara, të cilat do të rikthenin në Champions ish-juventinin dhe Milanin jashtë këtij kompeticioni, e ardhmja e Bonuccit duket larg Italisë.