Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale ka sjellë vendim që punonjësit e kopshteve të mos publikojnë në rrjetet sociale foto të fëmijëve në çerdhe. Ky vendim vjen si pasojë e ankesave të prindërve të cilët kanë shprehur revoltën e tyre për ekspozimin e tepërt të fëmijëve nëpër media edhe për tema që nuk kanë të bëjnë me çerdhet. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale paralajmëroi masa për çerdhet të cilat nuk do të zbatojnë vendimin.

Është shumë e rëndësishme që të ngrihet alarmi për këto probleme të cilat në Maqedoni shumë pak po përmenden për mbrojtjen e të dhënave personale por dhe privatësinë e tyre dhe sigurisht që ky organ i cili ka sjellë këtë vendim ka të drejtën për represion. Komunat janë kompetente për implementimin e gjithë kësaj ndërkaq ne bëjmë monitorimin e punës së kopshteve që do të thotë se nëse konstatojmë se ka thyerje të rregullave atëherë mund të alarmojmë deri tek kjo Drejtori që ka sjellë vendimin – tha Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministria për Punë Sociale tanimë ka shpërndarë nëpër shumë çerdhe vendimin e Drejtorisë, që të njëjtat të fillojnë të përgatisin dokumentacionin e duhur për zbatimin ligjor të këtij vendimi./alsat-m