Artin Spahiu

Kur kryetari lokal mundohet që të krahasohet me liderin kombëtar, ështe sikur miu t’i thotë me krekosje luanit se ai ështe mbreti i kafshëve!
Zijadini duhet ta dijë një gjë:
Ai e provoi edhe dhunën ndaj tij. Të gjithë u solidarizuam, kishte shumë keqardhje, dënime te dhunës,por… … Mirëpo edhe ai ështe i vetëdishëm se , po të prekej Ali Ahmeti atë ditë më parlament , nuk do të egzistonte me Maqedoni.
Ali ahmeti nuk është vetëm ky, që nga kompleksi qe keni ju në raport me biografinë e tij, mundoheni ta paraqisni- thjesht si një lider partie.
Ali Ahmeti është vlerë mbarë kombëtare, është udhëheqes i forcave të ilegaliste kombëtare kundër regjimit komunist titist, është themelues i UÇK-së te Kosovës, është themelues i UÇPMB-së dhe UÇK-së të Maqedonisë.
Ai është komandant dhe bashkëluftëtar i shumë trimave dhe burrave, që për krenarinë e tyre nuk do e lejonin që dikush tua përdhos komandantin e tyre. Ai nuk ka vetëm shok , miq dhe simpatizantë interesi nga politika, por ka ushtarë që bashkë kanë ndarë të keqen dhe sakrificën për çlirimin e kombit tonë. Ata, sado që me të mos jenë dakord në politikë, nuk do e linin komandantin e tyre që dikush përmes përdhosjes së tij të përdhos organizatat dhe veprimtaritë më të ndritëshme kombëtare. Për ketë jam i sigurtë! Për këtë kanë qenë të vetëdijshëm të gjithë. Edhe ndërkombëtaret, edhe Zaevi vetë, por edhe ti Ziadin, qe tani për interesa të ngushta politike mundohet ta thotë të kundërtën.