Kështu dukej e mbushur rruga “Pero Nakov” kur policia mori aksion për mbylljen e TVA1, më 25 maj të vitit 2010.

Gazetarët e stafit teknik u ndaluan të punojnë dhe objektit iu vu dryni, në dyshimin se kompania e Velia Ramkovskit ka bërë evazion fiskal. Televitioni A1 ndaloi së transmetuari sinjalin në etër pas 18 vjetësh transmetim si televizioni i parë privat-kombëtar.

Pronari Ramkovski u arrestua dhe u dënua me 13 vjet heqje lirie. Por, pas vuajtjes së dënimin me 7 vjet në burgun e Idrizovës, për shkaqe shëndetësore u lirua përkohësisht sa për tu shëruar.

“Diktatura në vepër, e demokracisë së Gruevskit, ja kjo është.”

Në ditën e njëjtë, pas 7 vjetëve sot ai ka ftuar të gjithë ish të punësuarit e TVA1, për të vizituar objektin.

Velia Ramkovski mbajti fjalim para dhjetëra të pranishmëve, duke u thënë se më i sigurt ka qenë në burg për këto vjet, se sa të qëndronte i lirë në Maqedoni.

“Për dallim nga televizionet tjera TVA1 ishte media, e cili shtroi rrugën për të përparuar televizioneve tjera. Pasi që TVA1 u mbyll, ra edhe vlera e gazetarëve në tregun mediatik. Nga 20 milion euro ra në 5-6 milion euro. Biznesi i mediave kur do të kthehet ose nga qeveria ose nga fondacionet e jashtme, atëherë i kthehet shpina shikuesve. TVA1 ishte i kthyer nga qytetarët. Andaj kishte biznes e gazetari të pavarur për shkak se vareshim nga populli”, tha Velija Ramkovski, Pronar i Ish- TVA1.

Gëzimi për tu takuar me ish kolegët e tyre u zbeh posa ata vizituan për brenda objektin e shkatërruar. Gazetari Borjan Jovanovski viziton zyrën e tij ku ka punuar, ku gjen shallin dhe fotografinë e vajzës së tij, që i kanë mbetur para 7 vjetësh. Njëri nga gazetarët e parë që filluan punë nga hapja e televizionit në vitin 1993, tani po mbledh disa kaseta e dokumente që, sipas tij, nuk ka arritur t’i marr atëherë kur u dëbuan me forcë nga policia.

“Jam i befasuar për gjithë atë që mund të mbijetoj. Mirë që mbijetuam gjatë këtyre vjetëve, sepse donin të na mbyllnin edhe shtëpitë, përveç asaj që e mbyllën televizionin. Unë isha i shokuar për atë se donin të na mbyllnin edhe shtëpitë. Dashtë Zoti që Maqedonia të ketë media, siç ishte A1, të cilat do të jenë mbikëqyrës objektiv të ngjarjeve aktual që ndodhin çdo ditë”, tha Borjan Jovanovski, gazetar.

Për gazetarin Aleksandar Çomovski, dënimi për ish shefin e tij, sikur ka qenë i pamjaftueshëm për ata që kanë shkatërruar edhe objektin ku ka qenë Televizioni A1. Ai thotë se më mirë kjo ndërtesë të përdorej për shtëpi të të moshuarve ose të fëmijëve pa prind, se sa të demolohet në mënyrë barbare.

“Është fakt se prej këtu filloi rënia e Nikolla Gruevskit, edhe atë jo vetëm pse ka fikur dritën e Televizionit A1. Por, ky ekip është shpërndarë në mënyrë që, me integritetin e tyre profesional, kanë vazhduar punën atje, ku ai nuk ka mundur të prek me politikën e tij të blerjes së gazetarëve dhe me trikat e tij propagandues”, u shpreh Aleksandar Çomovski, gazetar.

Stafi i TVA1, u zotua se çdo vjet më 25 nëntor do të vizitojnë këtë objekt në përkujtim, siç thanë ata, të censurës së një medie nga pushteti. Ramkovski sot po mbante kapelën e njëjtë si në ditën kur u arrestua. Në pyetjen e TV21 se a do të vazhdoj me TVA1 aty ku e ka lënë, ai tha shkurt: “Të jemi shëndosh e mirë”.